
Instituti i Modelimeve në Biznes sh.p.k (“IMB”), pronar i platformave www.imb.al dhe alpha.al, ofron shërbimet Alpha në përputhje me këto Terma dhe Kushte. Duke krijuar një llogari, duke aksesuar ose përdorur platformën dhe shërbimet Alpha, ju konfirmoni se keni lexuar, kuptuar dhe pranuar plotësisht këto kushte.
Këto kushte krijojnë një marrëdhënie kontraktuale ligjërisht të detyrueshme ndërmjet jush dhe IMB-së. Nëse përdorni shërbimet në emër të një personi juridik ose kompanie, deklaroni se keni autoritetin e nevojshëm për të përfaqësuar atë subjekt.
IMB rezervon të drejtën të pezullojë ose ndërpresë aksesin në rast shkeljeje të këtyre kushteve ose përdorimi të paautorizuar të platformës.
Përdorimi i Shërbimeve Alpha lejohet vetëm për persona mbi 18 vjeç ose për persona juridikë të regjistruar ligjërisht sipas legjislacionit shqiptar.
Përdorimi i platformës për qëllime konkurrence, monitorimi, reverse engineering, analiza teknike ose aktivitete të tjera të paautorizuara pa pëlqimin paraprak me shkrim të IMB-së është rreptësisht i ndaluar.
IMB rezervon të drejtën të ndryshojë, modifikojë ose përditësojë këto kushte në çdo kohë. Çdo ndryshim hyn në fuqi pas publikimit në platformë ose pas njoftimit elektronik ndaj klientit.
Vazhdimi i përdorimit të Shërbimeve Alpha pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve konsiderohet si pranim i tyre nga përdoruesi.
IMB ofron shërbime softuerike cloud për menaxhim biznesi, kontabiliteti, shitjesh, magazinash dhe procese operative përmes platformës Alpha.
Shërbimet mund të përfshijnë:
• Paketat Alpha
• Shërbime me orë pune
• Funksionalitete me kuota përdorimi
• Integrime dhe module shtesë
IMB bën përpjekje të arsyeshme për të garantuar disponueshmërinë dhe funksionimin korrekt të platformës, por nuk garanton funksionim të pandërprerë.
Klienti është përgjegjës për ruajtjen konfidenciale të kredencialeve të hyrjes dhe për çdo aktivitet të kryer përmes llogarisë së tij.
Çdo përdorues duhet të përdorë kredenciale individuale hyrëse. Klienti duhet të njoftojë menjëherë IMB për çdo përdorim të paautorizuar, humbje të aksesit ose dyshim për cenim sigurie.
IMB nuk mban përgjegjësi për dëmet që vijnë nga përdorimi i paautorizuar i kredencialeve.
Përdorimi i Shërbimeve Alpha i nënshtrohet tarifave mujore ose vjetore sipas paketës së zgjedhur nga klienti.
Të gjitha pagesat kryhen paraprakisht dhe janë të pakthyeshme. Në rast vonese në pagesë, IMB rezervon të drejtën të pezullojë aksesin në platformë dhe të aplikojë kamatëvonesë sipas legjislacionit shqiptar në fuqi.
Klienti ruan pronësinë mbi të gjitha të dhënat e ngarkuara në platformë. IMB i përpunon këto të dhëna vetëm për ofrimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve.
Klienti garanton që të dhënat e ngarkuara:
• Janë të ligjshme
• Nuk cenojnë të drejta të palëve të treta
• Nuk përmbajnë malware, viruse ose përmbajtje të paligjshme
IMB zbaton masa teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave dhe sigurinë e platformës cloud.
Ndalohet përdorimi i platformës për:
• Aktivitete të paligjshme
• Reverse engineering
• Kopjim ose rishitje të paautorizuar
• Shpërndarje malware ose sulme ndaj sistemit
• Automatizime të paautorizuara që dëmtojnë funksionimin e platformës
Çdo shkelje mund të çojë në pezullim ose mbyllje të menjëhershme të llogarisë.
Të gjitha të drejtat mbi platformën Alpha, kodin burimor, markat tregtare, dizajnin dhe dokumentacionin janë pronë ekskluzive e IMB-së.
Përdorimi i shërbimeve nuk transferon asnjë të drejtë pronësie intelektuale te klienti.
IMB nuk mban përgjegjësi për dëme indirekte, humbje fitimi, ndërprerje biznesi, humbje të të dhënave ose dëme të tjera që rrjedhin nga përdorimi ose pamundësia për të përdorur Shërbimet Alpha.
Përgjegjësia totale e IMB-së kufizohet në shumën e paguar nga klienti për shërbimet gjatë 6 muajve të fundit.
Klienti mund të ndërpresë përdorimin e shërbimeve në çdo kohë duke njoftuar IMB-në me shkrim.
Pas përfundimit të marrëveshjes, IMB mund të fshijë përfundimisht llogarinë dhe të dhënat përkatëse sipas politikave të ruajtjes së të dhënave.
Këto kushte rregullohen dhe interpretohen sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë.
Çdo mosmarrëveshje do të zgjidhet fillimisht në mënyrë miqësore. Në mungesë të marrëveshjes, juridiksioni kompetent janë Gjykatat Shqiptare.


ALPHA SHOP